Ky ishte deputeti i vetëm i PS-së që votoi pro Rezolutës për Srebrenicën

Është rrëzuar me 51 vota kundër dhe me 15 pro, rezoluta që dënon gjenocidin në Srebrenicë në kuvendin e republikës së Shqipërisë.

Lajme

13/05/2022 11:09

Rrëzimi ka sjellë akuza të forta nga ish-kryeministri Berisha që e quajti si një votim të urdhëruar nga Vuçiç dhe një antishqiptar si Rama.

Berisha: Votuat sipas urdhrit të Aleksandër Vuçiç. Shqipëria, një antishqiptar si Edi Rama nuk ka pasur kurrë. Ju shkelmuat mbi jetët e djemve e fëmijëve të pafajshëm të Bosnjes. Votuat duke shkelmuar mbi jetët e 10 mijë shqiptarëve në Kosovë. Votuat mbi jetën e qindra mijëra shqiptarëve që në gjenocidin ciklik serb ranë për tu bërë të pavdekshëm.

Ndërkohë, duket se mes deputetëve socialistë ka pasur edhe një “rebel” i cili ka votuar pro kësaj rezolute duke iu bashkuar votave të mazhorancës.

Mësohet se bëhet fjalë për deputetin Ilir Ndraxhi i cili ka votuar pro rezolutës që dënon gjenocidin serb në Serbrenicë në Bosnjë-Hercegovinë.

Nga ana tjetër, në një përgjigje kundrejt Berishës, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i përmendi ish-kryeministrit se ka qenë ai që e ka furnizuar me naftë kontrabandë Serbinë.