Ky gol ia vlen të shikohet 10 herë (Video)

Talenti i ri i Milanit, Hachim Mastour, ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen e ekipit të rinjve kundër Sassuolos. 

Sport

30/10/2014 18:39

Hachim Mastour është vetëm 16-vjeç, por ka filluar të krijojë emër për talentin e jashtëzakonshëm si futbollist.

Mastour, anëtar i ekipit të rinjve të Milanit i bëri me dije trajnerit Filippo Inzaghi se ngadalë është duke u përgatitur për të debutuar me skuadrën serniore, duke realizuar një gol të jashtëzakonshëm.

I inkuadruar si rezervist kundër Sassuolos, Mastour shënoi pas një solo-depërtimi ku dribloi pothuajse komplet futbollistët kundërshtarë.