Ky futbollist është më i shpejtë se Messi e Ronaldo
Roma është e interesuar për transferimin e mesfushorit të Pachucas, Jurgen Damm, futbollist i cili në pronësi të topit është më i shpejtë se Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Sport
Roma është duke përgatitur një përforcim të madh.
“ESPN” ka bërë të ditur se klubi italian është i gatshëm të paguajë 8 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Pachucas, Jurgen Damm.
Futbollisti meksikan ka shtetësi gjermane dhe konsiderohet si futbollisti i dytë më i shpejtë në botë, në pronësi të topit.
Ai është inferior vetëm ndaj yllit të Real Madridit, Gareth Bale, por është më i shpejtë se Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.
Damm është në gjendje të vrapojë në pronësi të topit me shpejtësi prej 35.23 kilometra në orë.