Ky futbollist do të largohet nga Man City

Yaya Toure do të largohet nga Manchester City pas ardhjes së Pep Guardiolës në postin e menaxherit.

Merkato

02/02/2016 08:46

Yaya Toure do të largohet nga Manchester City në verë, pas ardhjes së Pep Guardiolës.

City konfirmoi të hënën angazhimin e trajnerit në largim nga Bayern Munich, për pasardhës të Manuel Pellegrinit pas përfundimit të këtij sezoni.

Por, menaxheri i Toures, Dimitri Seluk ka konfirmuar se ardhja e Guardiolës mund të sjell largimin e Toures.

“Mendoj se Yaya do të largohet nga klubi”, deklaroi Seluk për “The Sun”, përcjell “Lajmi.net”.

“Por, para kësaj shpreson që ai sërish ta fitojë Premierligën dhe të gjitha kupat”, u shpreh ai.