Ky është veprimi i fundit i Levantes pas ‘gabimit’ të Barcës në Kupën e Mbretit

Levante do të ndjekë gjitha procedurat ligjore për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Sport

18/01/2019 11:57

Skuadra e Levantes ka bërë të ditur se kanë paraqitur një ankesë në Federatën e Futbollit të Spanjës për Barcelonën, për inkuadrimin e Chumit në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit.

E gjitha kjo ka ndodhur në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Mbretit, ku Levante mposhti 2:1 Barcelonën.

Levante pretendon se Chumi nuk ka pasur të drejtë loje pasi ishte i sanksionuar pas pesë kartonëve të verdh te Barcelona B.

Në anën tjetër, trajneri Ernesto Valverde është mundur të arsyetojë veprimin e Barcelonës, duke thënë se Chumi nuk ka të drejtë loje në La Liga kundër Eibar, dhe jo në Kupën e Mbretit.

Skuadra e Enis Bardhit, tani pret përgjigjen e Federatës së Futbollit të Spanjës, nëse do të sigurojë kalimin në çerekfinale të Kupës me rezultat zyrtar./Lajmi.net/