Ky është vendimi i Werder Bremen për 40 vjeçarin Claudio Pizarro

Pas xhiros së fundit në Bundesliga, skuadra e Werder Bremen ka marrë vendimin për të ardhmen e Claudio Pizarro.

Sport

18/05/2019 19:30

Sulmuesi veteran ka mbushur 40 vite tashmë, por ai ka arritur që të shënoj gol edhe në ndeshjen e fundit  të kampionatit gjerman.

Pas ndeshjes së fundit të sezonit, Werder Bremen kanë konfirmuar se Pizarro do të mbetet pjesë e klubit edhe sezonin tjetër, transmeton lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori sportiv, Frank Baumann, i cili ka thënë se lojtari do të nënshkruaj në ditët në vazhdim.

Pizarro gjatë karrierës së tij ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrave si Bayern Munich e Chelsea. /Lajmi.net/