Ky është varianti që dërgon Kosovën në Grupin F, ku luajnë Gjermania, Franca e Portugalia

Sot janë përcaktuar grupet për Euro 2020.

Sport

30/11/2019 19:30

Sipas shortit të tërhequr në Bukuresht të Rumanisë, Kosvoa ka mësuar se do të luajë në Grupin C, nëse fiton play offin e Ligës D, në Ligën e Kombeve.

Por, ka akoma një mundësi që Kosova të bartet në Grupin F, ku luajnë Franca, Gjermania dhe Portugalia, pra në grupin e vdekjes.

Kjo mund të ndodh nëse Rumania fiton Play Off e Ligës së Kombeve, shkruan lajmi.net. Krejt kjo për shkak se ndeshjet e Grupit C luhen në Bukuresht, prandaj Rumania duhet të jetë pjesë e atij grupi.

Rumania luan në udhëtim tek Islanda, në gjysmëfinalen ë Ligës së Kombeve, kurse në rast të fitores, pastaj do të ketë punë me fituesin e çiftit Bullgari – Hungari.

Gjasat janë të vogla për Rumaninë që të kualifikohet në Euro 2020, dhe kjo është një gjë e mirë për Kosovën, pasur parasysh skuadrat që luajnë në Grupin F. /Lajmi.net/