Ky është trendi më i ri që njerëzit janë duke e veshur, shall për hundë

Edhe një tjetër produkt i çuditshëm që njerëzit janë duke e blerë, ka dalë në shitje.

Fun

13/12/2019 15:25

Me uljen e temperaturave, filloni të i palosni rrobat më të ngrohta, si xhaketat, shallin, por tani mesa duket ju do ia shtoni garderobës tuaj edhe një ngrohës për hundë.

Është po ashtu siç mendoni, dhe nuk mund të ndalojmë së shikuari këto fotografi, transmeton lajmi.net.

“Biznesi ynë ka filluar si i vogël, me një ngrohës për hundë, për personat që kanë gjithmonë ftohtë”- thuhet në uebfaqen e kësaj kompanie. “Kompania e ngrohjes së hundës kishte lindur”.

Pa asnjë dyshim, ky është njëri prej produkteve më të çuditshme që është krijuar, por me sa duket njerëzit janë duke e blerë.  /Lajmi.net/