Ky është trajneri që ka klauzolë në kontratën e tij ta drejtojë Barcelonën

Trajneri i Hollandës Ronald Koeman ka një klauzolë në kontratën e tij që e lejon atë të kalojë në Barcelonë, megjithëse shefat e futbollit holandez shpresojnë ta bindin atë të qëndrojë deri në Kupën e Botës 2022.

Sport

20/10/2019 15:06

Koeman bëri 264 paraqitje në gjashtë sezone në ‘Camp Nou’ gjatë karrierës së tij futbollistike.

Ai fitoi 10 trofe madhor në atë kohë, përfshirë golin fitues kundër Sampdoria në finalen e Kupës së Evropës 1992 në Wembley, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, presidenti në Federatën Hollandeze të Futbollit, Nico-Jan Hoogma, ka konfirmuar praninë e një klauzole në kontratën e Koeman që do t’i lejonte atij të shkonte në Camp Nou nëse ata do ta kërkonin.

Kjo do të thotë, në teori, Barca mund të bëjë një lëvizje për Koeman në çdo kohë, megjithëse Hoogma shpreson të bindë ish-mbrojtësin për të rishikuar kontratën e tij me ekipin kombëtar, e cila skadon në vitin 2021. /Lajmi.net/