Ky është testi për Serbinë

Eurodeputeti nga Sllovenia tha se marrëveshjet me Prishtinën janë arritur dhe implementimi i tyre është në proces, edhe pse nganjëherë ngadalë.

Lajme

18/09/2013 09:39

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka thënë se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë testi kryesor për Serbinë në rrugën e saj drejt integrimeve europiane.

Në një intervistë për të përditshmen beogradase “Danas”, Kacin është shprehur se negociatat për anëtarësim të Serbisë me Bashkimin Europian formalisht kanë filluar.

“Kushtet pothuaj janë plotësuar, sepse marrëveshjet me Prishtinën janë arritur dhe implementimi i tyre është në proces, edhe pse nganjëherë ngadalë. Marrëveshjet e arritura për telekomunikacion dhe energjetikë janë hap i madh praktik përpara”.

“Zgjedhjet lokale në Kosovë janë një test për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, të cilat do të mundësojnë mbajtjen e konferencës ndërqeveritare Serbi- BE”.