“Ky është takim” – Hoti ironizon me Kurtin gjersa uron Osmanin për takimin me Blinkenin

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ironizuar me nivelin e takimeve të kryeministrit të tanishëm të vendit, Albin Kurti në SHBA.

Lajme

02/06/2022 23:07

Hoti me anë të një postimi në Facebook ka uruar kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, për takimin me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken, shkruan lajmi.net.

E këtij postimi, Hoti ia ka bashkëngjitur edhe një fjali që siç duket i është kushtuar Kurtit.

“Kjo eshte arritje, ky eshte takim”, ka shkruar ai.

“Pergezime Ministrit te Jashtem te Maqedonise se Veriut, Bujar Osmanit, per negocimin e partneritetit strategjik me ShBA”, përfundon Hoti në postimin e tij. /Lajmi.net/