Ky është super trajneri që mund të zë vendin e Zidanes te Real Madrid

Zinedine Zidane ka filluar të humbas besimin e drejtuesve të Real Madrid.

Sport

22/10/2019 16:16

Trajneri francez nuk po arrin të këndell skuadrën në rikthimin e tij të dytë, teksa në fundjavë pësojë një tjetër humbje në La Liga, kësaj here nga Mallorca.

Mediet në Spanjë kanë filluar të shkruajnë për pasuesin e Zinedine Zidane.

‘AS’ shkruan se Jose Mourinho po konsiderohet një zëvendësim i mundshëm i Zinedine Zidane te Real Madrid, por pikërisht kjo media thotë se ekziston një pengesë e madhe që parandalon rikthimin e portugezit, përcjell lajmi.net.

Një pjesë e figurave kryesore në dhomat e zhveshjes nuk janë të gatshëm të punojnë me ish trajnerin e Manchester United.

Jose Mourinho edhe në të kaluarën ka qenë trajner i Real Madridit, dhe raportet mes tij dhe Sergio Ramos, nuk kanë qenë më të mirat./Lajmi.net/