Ky është super stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja Angli – Kosovë

Federata e Futbollit të Anglisë është gati të konfirmojë stadiumin “St Mary’s” për ndeshjen e ardhshme Angli – Kosovë.

Sport

04/04/2019 09:35

Kombëtarja e Anglisë pas një kohë të gjatë pritet të largohet nga ‘Wembley’.

‘Tre Luanët’ më 10 shtator presin Kosovën në kualifikimet për Euro 2020, dhe ndeshjen ndaj ‘Dardanëve’ do ta zhvillojnë në stadiumin e Southampton.

“St. Mary’s” ka një kapacitet prej 32 mijë e 500 ulëseve, dhe do të jetë nikoqir i Kosovës së Bernard Challandes.

Kjo ndeshje zhvillohet një muaj më herët para se Anglia të udhëtojë drejt Prishtinës për t’u takuar me Kosovën në arenën ‘Fadil Vokrri’./Lajmi.net/