Ky është strehimi i kriminelit tropojan Agim Madani (Foto)

Në malet e fshatit Kryshec të Pejës është gjetur çerdhja ku është strehuar krimineli tropojan Agim Madani, i cili nga shtatori i vitit të kaluar po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Lajme

01/02/2016 21:58

Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi shihet çerdhja e ndërtuar nga krimineli tropojan Agim Madani, të cilën e kishte zbuluar një fshatar derisa po kryente disa punë në pronën e tij.

Madani pasi e kishte kërcënuar fshatarin me armë, ka ikur në drejtim të panjohur.

Fshatari i kërcënuar menjëherë e ka lajmëruar Policinë e Kosovës, e cila ka arritur në vendin e ngjarjes pas 30 minutash, por nuk ia ka dalë ta kap Madanin.

Agim Madani, në shtator të vitit 2015 në fshatin Radavc të Pejës ka plagosur pjesëtarin e policisë së Kosovës Arben Daci dhe që atëherë ai po fshihet nëpër male të rajonit të Pejës, kurse kanë dështuar disa përpjekje të Policisë për kapjen e tij.

Agim Madani shtetas i Republikës së Shqipërisë nga Tropoja, ishte shpallur nga Policia e Kosovës person në kërkim pasi më 17 korrik 2015, kishte sulmuar patrullën policore në fshatin Gorozhdec të Pejës. /Telegrafi/