Ky është ‘skenari’ që do ta sillte De Ligt tek Barcelona

Pas transferimit të Frenkie de Jong nga Ajax, flitej se Barcelona do ta transferojë edhe qendër mbrojtësin e skuadrës holandeze, Matthijs De Ligt.

Sport

11/02/2019 23:19

De Ligt do t’i kushtonte Barcelonës një ‘mal’ me para, duke pasur parasysh kualitetin e tij dhe interesimin e madh nga skuadrat tjera evropiane për të.

Megjithatë, është vetëm një skenar që do ta bënte skuadrën katalane që të bënte ofertën maksimale për De Ligt.

Sipas gazetarit Adrian Sanchez, Barca do të bënte ofertën maksimale për holandezin vetëm në rast se ka largime me impakt nga skuadra si; Rakitic, Vermaelen dhe Cillessen, transmeton lajmi.net.

Tjetër mundësi do të ishte edhe nëse ndonjë ofertë e mirë arrin në ‘Camp Nou’ për anësorin Nelson Semedo.

Sa i përket Thomas Vermaelen është e ditur tashmë se ai do të largohet nga skuadra në fund të këtij edicioni.

Edhe portieri holandez është i vendosur që të largohet për shkak të minutave të pakta. Kurse, në pikëpyetje qëndron situata me Ivan Rakitic. /Lajmi.net/