Ky është shteti që nuk raportoi asnjë viktimë nga koronavirusi brenda 24 orëve

Përkundër faktit se Belgjika ka nivelin e dytë më të lartë të vdekshmërisë në botë për 100 mijë njerëz, sipas Universitetit të Johns Hopkins, shteti përbrenda 24-orëve të fundit nuk ka raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Bota

14/07/2020 21:02

Më 14 mars, Belgjika vendosi masat e izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, transmeton lajmi.net.

Disa masa janë lehtësuar gjatë muajit maj.

Deri më tani Belgjika ka regjistruar gjithsej 62,781 raste me koronavirus. /Lajmi.net/