Ky është Shteti Islamik, dokumentar mbi luftën dhe ndërtimin e këtij shteti (Video)
Shteti islam, një grup i vijës së ashpër xhihadist Suni që më parë kishte lidhje me Al Kaedën, ka pushtuar toka të shumta në Irak dhe Siri. Një dokumentar i realizuar nga Vice News, tregon nga afër për luftën dhe ndërtimin e këtij shteti të pranuar nga askush në botë.

Bota
I njohur më parë si Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIS), grupi ka shpallur synimin e tij për të rivendosur kalifatin dhe ka zgjedhur liderin, Ebu Bekr el-Bagdadi, si kalif.
Përparimet rrufe të shtetit islamik, të bëra nëpër Siri dhe Irak në qershor të këtij viti, kanë tronditur botën.
Por nuk janë vetëm fitoret ushtarake të grupit që po tërheqin vëmendjen – është edhe ritmi me të cilin anëtarët e tij kanë filluar të ndërtojnë një shtet të qëndrueshëm.
Mal me të holla dhe armë amerikane të konfiskuara gjatë përparimit të tij në Irak, zgjerimi i Shtetit Islamik nuk tregon shenja të ngadalësimit.
Vetëm në javën e parë të gushtit, luftëtarët e Shtetit Islamik kanë marrë kontrollin mbi fusha të reja në veriun e Irakut, duke hyrë në territorin kurd, ku kanë dëbuar të krishterët dhe pakicat e tjera, përmes dhunës brutale dhe maskrave. (lajmi.net)