Ky është rezultati i pjesës së parë në ndeshjen Drita – Trepça ’89

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes së sotme mes Dritës dhe Trepçës '89, e vlefshme për Superligën e Kosovës.

Sport

14/10/2020 14:47

Kjo ishte një ndeshje e mbetur, për shkak të angazhimeve të kampiones në Evropë.

Gjithsesi, pjesa e parë siç nuk pritej ka prodhuar një rivalizim të fortë, por që përfundoi pa rrjeta të prekura.

‘Xehtarët’ po befasojnë vendasit me disa aksione fantastike, por edhe Drita kishte rastet e veta në këtë gjysmë pjesë. /Lajmi.net/