Ky është rezultati i partive politike nga votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, të cilat janë vendosur në ditën e zgjedhjeve në vendvotimet e dyfishta, por edhe në adresa të ndryshme jashtë vendvotimeve.

Lajme

01/03/2021 10:19

Afro 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë komunave të ndryshme dhe që do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Nga numërimi që u bë mbrëmë, Lëvizja Vetëvendosje prin sa i përket shumicës së votave, për dallim nga partitë e tjera politike.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 2230 vota, Partia Demokratike e Kosovës 1134 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 695 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës 491 vota, Nisma Socialdemokrate 172 vota.

Duhet përkujtuar që pas përfundimit të këtyre votave do të numërohen edhe fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë Kosova nga 2 deri më 12 shkurt./Lajmi.net/