Ky është reperi më i paguar i vitit 2019

Është publikuar lista dhe reperi juaj i preferuar po del të jetë më i paguari.

ShowBiz

22/09/2019 08:13

Revista e mirënjohur “Forbes” ka publikuar së fundmi listën vjetore të 20 Yjeve të Hip-Hop-it me më shumë fitime në botë.

Ajo që bie në sy është që Kany West ka tejkaluar Jay-Z dhe është ngjitur në vend të parë.

West kryeson listën me një fitim vjetor prej $ 150 milion. Në vendin e dytë është Jay-Z me 81 milion dollarë dhe i treti është Drake me 75 milion dollarë, transmeton intv.

Forbes citoi edhe shitjet e perandorisë sneaker Yeezy të Kanye me Adidas, i cili raportohet se pritet të arrijë në 1.5 miliardë dollarë këtë vit, si pjesa më e madhe e të ardhurave të tij nga paratë që ai fitoi brenda vitit kalendarik 2019.