Ky është reagimi i Arbenitës pasi Fero tha se i ka dhënë fund lidhjes 

Ka ardhur reagimi i Arbenita Ismajlit pas deklaratës së Feros se është tashmë i lirë.

ShowBiz

16/05/2019 11:18

Në orët e para të ditës së sotme, reperi Fero e ka bërë një postim në Instagram me të cilin la të kuptohet se i ka dhënë fund lidhjes me Arbenita Ismajlin, shkruan lajmi.net.

Mirëpo as ai e as Arbenita nuk i kanë fshirë fotot që i kanë së bashku e as nuk e kanë larguar njëri-tjetrin në Instagram.

“Sapo u zgjova këtë mëngjes. Përshëndeje vajza prej tash jam beqar”, kishte shkruar Fero e më pas nuk ka munguar reagimi i modeles.

Arbenita në Instastoryn e saj e ka publikuar një ’emoji’ duke qeshur me lot, me të cilën la të kuptohet se Fero ka bërë shaka./Lajmi.net/