Ky është qyteti i Shqipërisë që ende nuk ka asnjë rast me koronavirus

Të gjitha rezultatet e testimeve deri më tani kanë dalë negative.

Lajme

06/04/2020 10:38

Gjirokastra vijon të mos ketë raste të të prekurve nga Covid 19.

Testimet deri tani kanë rezultuar negative.

Nën karantinë të detyruar janë rreth 80 persona të mbërritur gjatë ditëve të fundit nga Greqia, Italia dhe Franca, raporton Tch.

Shërbimi Epidemiologjik ju ka bërë thirrje sot qytetarëve të qarkut që kanë vizituar qarqe të tjera të hyjnë në karantinë sepse ndaj tyre do të ketë ndëshkime të njëjta me ata që duhet të respektojnë karantinën pasi kanë ardhur nga vende të tjera.