Ky është personi që u vra mbrëmë në Zahaq të Pejës, ish-ushtar i UÇK-së

Një person është vrarë në Pejë sot në orët e para të mëngjesit, menjëherë pas mesnatës.

Lajme

27/02/2020 09:10

Rasti ka ndodhur në fshatin Zahaq të Pejës, teksa dyshohet se viktima pasi që është qëlluar për vdekje me armë zjarri, më pas të dyshuarit kanë djegur trupin e tij, shkruan lajmi.net.

Viktima në këtë rast është personi i quajtur Qerim Kelmendi. I njëjti ka qenë në të kaluarën edhe ish-ushtar i UÇK-së.

Nga policia kanë thënë se me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin.

Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar.

Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Detaje tjera rreth motivit të vrasjes së Kelmendit nuk dihen ende. /Lajmi.net/