Ky është personi më frymëzues në botë, mposhti Obaman, Papa Françeskun dhe Dalai Laman (Foto)
Një grua daneze që e shpëtoi një djalosh dyvjeçar, i cili ishte përzënë nga komuniteti i vet nën akuzat se ishte fëmijë-shtrigë, është shpallur sot personi më frymëzues në botë.
Bota
Anja Ringgren Loven, punëtore e kujdesit nga Danimarka, e cila e birësoi nigerianin e ri në shkurt të këtij viti, i ka mposhtur Barack Obaman, Papa Françeskun dhe Dalai Laman për ta kryesuar listën e 100 personave më frymëzues në botë, në magazinën gjermane Ooom Magazine, transmeton Express.
Një fotografi e Loven duke i dhënë ujë dyvjeçarit, është shpërndarë nëpër tërë botën.
Kjo fotografi, po ashtu ka shërbyer për të nënvizuar punën e Loven për t’i ndihmuar fëmijët jetim në Nigeri.