Ky është parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Lajme

19/05/2019 08:10

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Vranësirat gjatë ditës do të jenë aktive dhe si pasojë vende-vende do të sjellin reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, kurse në fushat barike do të ketë luhatje, por që mbetemi nën vlerat e normales për gjatë gjithë ditës. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”. /Lajmi.net/