Ky është parashikimi i motit për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Lajme

06/12/2018 20:32

Vranësirat më të theksuara do të shfaqen në jugperëndim dhe veriperëndim të vendit.

Siç thuhet në njoftim, temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, përcjell lajmi.net.

Nuk parashihen reshje të asnjë forme as ditën e premte. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s/, thuhet në njoftim.

“Dita e premte do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira kalimtare. Vranësirat më të theksuara do të shfaqen në jugperëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse në orët e para në ultësira parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, por që qarkullimi i masave të ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa juglindore e kontinentit do të jetë aktive dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit. Nuk parashihen reshje të asnjë forme as ditën e premte. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”. /Lajmi.net/