Ky është parashikimi i motit për javën e fundit të 2017
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e fundit e këtij viti do të shoqërohet me mot relativisht të butë me temperatura të cilat fillimisht do të jenë mbi vlerat e mesatareve deri në 11 gradë Celsius, por duke shënuar rënie në fundjavë.
Lajme
Nga mesi i javës do të ketë vranësira të theksuara të cilat do të shoqërohen me reshje shiu e në fundjavë do të ketë kushte për reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi maksimale deri 15m/s, ndërsa gjatë vikendit do të ketë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 7m/s.