Ky është numri i pacientëve të cilët po trajtohen nga COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme
149 pacientë janë duke u trajtuar pas infektimit me COVID-19.
Lajme
Sipas raporteve të ditës së djeshme nga klinikat COVID-19 në kuadër të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 149 pacientë.
Prej tyre 141 janë të konfirmuar me COVID-19, 7 të negatizivuar dhe një i pakonfirmuar, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Sipas raporteve të datës 15 shkurt 2022 nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 149 pacientë. Prej tyre 141 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 7 të negativizuar dhe 1 i pakonfirmuar.
101 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv 13 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 54 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 13 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Spitali i Prizrenit, 12 pacientë
Spitali i Gjilanit, 12 pacientë
Spitali i Pejës, 13 pacientë
Spitali i Gjakovës, 15 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 15 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient./Lajmi.net/