Ky është numri i kosovarëve që po trajtohen nga COVID-19 nëpër spitale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 232 qytetarë janë duke u trajtuar nga sëmundja COVID-19.

Lajme

04/02/2022 11:25

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës trajtim mjekësor po marrin 232 pacientë, 219 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 9 të negativ dhe 4 të tjerë të pakonfirmuar”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Numri më i madh i pacientëve janë në oksigjeno-terapi, gjithsej 152 ndërsa në Mjekim Intensiv të Klinikës Infektive janë 16 pacientë. Numri më i madh i pacientëve është në Klinikën Infektive, gjithsej 77 pacientë.

Të enjten, më 3 shkurt, 2022, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar pesë raste të vdekjes si dhe 2,110 raste të reja pozitive me koronavirus.

Aktivë me COVID-19 në Kosovë janë gjithsej 30,871 qytetarë.