Ky është motivi i vrasjes në Gjakovë, prokuroria jep detaje
Sonte në fshatin Marmull të Gjakovës ka ndodhur një vrasje dhe plagosje.

Lajme
Kryeprokurori Ali Selimaj, ka treguar për lajmi.net, se deri te vrasja ka ardhur si pasojë e një konflikti pronësor.
“Ka pas një konflikt. Bëhet fjalë për një konflikt pronësorë rreth një prone këtu ka ardhur deri te fjalosja ashpërsimi i situatës dhe ka ardhur deri te vrasja”, ka treguar Selimaj për lajmi.net.
Ndryshe Policia e Kosovës ka identifikuar dorasin e kësaj ngjarje dhe është vënë pas tij.
Ndërkaq nga Spitali Rajonal i Gjakovës kanë konfirmuar për lajmi.net, se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, por që i është nënshtruar operacionit.
“Gjendja aktuale e të plagosurit është mesatare, dhe i njëjti i duhet t’i nënshtrohet një operimi për rregullimin e parametrave”, kanë thënë nga emergjenca e spitalit. /Lajmi.net/