Ky është mesfushori që po i sugjerohet Man Cityt

Skuadra e Manchester City pritet që edhe gjatë afatit të ardhshëm kalimtarë të jetë shumë aktive.

Sport

03/05/2019 20:49

‘Citizens’ do të synojnë të transferojnë ndonjë mesfushorë që do të ishte i aftë të mbulonte hapësira e Fernandinhos.

Braziliani i Man City po plaket dhe trajneri Pep Guardiola ka bërë të ditur se akoma nuk ka zëvendësues të denjë për të, në fondin aktual të lojtarëve.

Kështu, emra si Saul Niguez e Tanguy NDombele janë përmendur si mundësi që të transferohen në ‘Etihad’, por ish reprezentuesi i Irlandës, Jonathan Walters, ka thënë se kampionët e Premierligës duhet të nënshkruajnë me Declan Rice.

“Për mendimin tim, ai mund të jetë në majë dhe pa asnjë dyshim do të jetë target i top skuadrave, qoftë Manchester United apo ndonjë tjetër” ka thënë Walters për ‘888Sport’, transmeton lajmi.net.

“Po të isha Manchester City, unë do të shikoja atë (Rice) për shkak të pozitës që ai luan, ku do të përshtatej para katërshes së mbrojtjes, ku do të bënte punë të mrekullueshme” ka shtuar tutje irlandezi.

“Ai luan mirë me të dy këmbët, ka pasimet e thjeshta, por edhe një saktësi të madhe” ka thënë ndër të tjerash ai.

Rice ishte në qendër të vëmendjes gjatë këtij sezoni, kur zgjodhi kombëtaren e Anglisë para asaj të Republikës së Irlandës. /Lajmi.net/