Ky është mesazhi i Juventusit për Bonuccin që kaloi te Milani

Edhe Juventusi ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me Milanin për Leonardo Bonuccin.

Sport

14/07/2017 22:42

Bonucci sot iu bashkua Milanit për 40 milionë euro.

“Bonucci largohet nga Juventusi për t’iu bashkuar Milanit pas shtatë viteve të paharruara të kaluara këtu”, nis njoftimi në faqen zyrtare të ‘Zonjës së Vjetër’.

Tutje në njoftim ceken sukseset e arritura të Bonuccit me Juventusin, krijimi i një mbrojtje të fortë me Buffonin, Barzaglin e Chiellinin, dhe në fund i dëshirohet sukses në kapitullin e ri që po nis.

“Të urojmë më të mirat në kapitullin e ri që po nis dhe faleminderit për shtatë vitet që i shërbyet skuadrës”, përfundon njoftimi i kampionëve të Serie A./Lajmi.net/