Ky është mesazhi emocionues që Pochettino ua la lojtarëve të Tottenham

Mauricio Pochettino të martën në mbrëmje është shkaruar nga pozita e trajnerit të Tottenham.

Sport

22/11/2019 08:07

Pavarësisht arritjes deri në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, drejtuesit e Tottenham kanë vendosur t’i ndajnë rrugët me trajnerin argjentinas.

47 vjeçari kishte marrë drejtimin e Tottenham në vitin 2014, pas një aveture një vjeçare te Southampton.

Edhe pse krijoi një skuadër kompetitive, Pochettino dështoi të sillte edhe një trofe në Londër.

Pas largimit, Pochettino ka vendosur të lë një mesazh emocionues për lojtarët e Tottenham në qendrën stërvitore.

“Një falëndrim i madh për ju. Ne nuk mund të themi lamtumirë. Ju gjithmonë do të mbeteni në zemrat tona”, ka shkruar Pochettino./Lajmi.net/