Ky është mashkulli më seksi në botë për vitin 2019-të

Këngëtari i njohur e ka marrë titullin "Mashkulli më seksi" për vitin 2019.

ShowBiz

13/11/2019 23:54

Njihet si një mashkull i suksesshëm dhe tani atij i është shtuar edhe një titull i rëndësishëm, shkruan lajmi.net.

Revista “Peope” e ka shpallur këngëtarin John Legend si mashkullin më seksi për vitin 2019.

Revista njoftoi se këngëtari i hitit “All of me”  do të mbajë titullin e dhënë vitin e kaluar për aktorin Idris Elba.

Ky lajm ka gëzuar veçanërisht bashkëshorten e tij modele, Chrissy Teigen, e cila ka publikuar foton e bashkëshortit dhe shkruan disa fjalë.

“Ke bërë një rrugë të gjatë zemër”, ka thënë ajo.

Për këtë ka reaguar edhe vetë këngëtari përmes një krahasimi që bën me aktorin që i mori titullin, duke publikuar një foto të vjetër të vetes dhe duke pranuar titullin e dhënë nga “People”./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B4yduCuJIhI/?utm_source=ig_embed