Ky është lojtari që Solskjaer dëshiron ta mbajë me çdo kusht te Man Utd

Ndryshimi i trajnerit te Manchester United, i ka sjellë një pozitë shumë të favorshme mesfushorit Paul Pogba.

Sport

18/01/2019 13:41

‘Djajtë e Kuq’ në dhjetor të vitit të kaluar vendosën të ndajnë rrugët me trajnerin Jose Mourinho, për të emëruar Ole Gunnar Solskjaerin pasues të tij.

Trajneri norvegjez e ka nisur mirë aventurën te Manchester United, duke arritur gjashtë fitore në gjashtë ndeshjet e para.

Pas këtij suksesi, Solskjaer ka filluar ta projektojë Manchesterin e së ardhmes, me shpresën se do t’i ofrohet një kontratë e re në fund të sezonit.

Një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen, Solskjaer e cilëson mesfushorin Pogba, të cilin e konsideron si të paprekshëm.

Përndryshe ditëve të fundit ka pasur jo pak lajme për një rikthim të mundshëm të Pogbas në Itali te Juventus./Lajmi.net/