Ky është lajmi i verës për Realin
Shumë media botërore të futbollit e cilësojnë rinovimin e kontratës së Sergio Ramosit me Realin, si lajmin më të mirë që ka marrë skuadra e Los Blancos gjatë kësaj vere.

Sport
Ramos ka arritur marrëveshje për të rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Real Madridit.
Dhe, mediat botërore sportive e cilësojnë këtë lajm si lajmin më të mirë të verës për skuadrën e Realit.
Kjo pasi që spanjolli konsiderohet si një lojtar shumë i rëndësishëm i Los Blancos dhe është njëri nga shtyllat kryesore në fazën defanzive të skuadrës.