Ky është komenti i legjendës së Arsenal për Mustafin

Shkodran Mustafi nuk ka pasur një nga sezonet më të mira të tij këtë vit, duke lënë shumë për të dëshiruar.

Sport

04/03/2019 16:11

Mbrojtësi shqiptar një gabim të madh bëri edhe në ndeshjen kundër Tottenham, ku shkaktoi penallti, që në fund Arsenalit i kushtoi me dy pikë.

Pas këtyre ngjarjeve, disa fjalë për qendër mbrojtësin pati edhe nga ish lojtari i Arsenal, Emmanuel Petit.

“Isha i surprizuar kur pash se Mustafi ishte startues në atë ndeshje, sepse ai është mbreti i gabimeve” ka thënë Petit për Mustafin, transmeton lajmi.net.

“Edhe pse nuk duhej të ishte penallti, pasi që ishte pozitë jashtë loje, është Mustafi që gjithsesi bëri penalltinë” ka thënë ndër të tjerash ai.

Mustafi pati disa vite të mira në karrierën e tij, madje në një kohë paraqitej edhe me kombëtaren gjermane, ku fitoi Kupën e Botës, por ai së fundmi nuk po tregon formë të lartë. /Lajmi.net/