Ky është kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës

Selim Pacolli, do të jetë kandidati i Aleancës Kosova e Re, për kryetar të Prishtinës.

Lajme

26/08/2017 19:43

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Vesel Makolli, sekretar i kësaj partie.

Zyrtarizimi i kandidaturës së tij u bë pas kërkesës të pesë degëve të Aleancës Kosova e Re.

Garës për Prishtinën i kanë hyrë edhe Shpend Ahmeti nga Vetëvendosja, Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Arbër Vllahiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.