Ky është Juventusi, ky është kampioni

21:40 | 16 Mars 2014

Pirlo

Juventusi e ka vërtetuar se është ekipi më i mirë absolutisht në Itali. Bianconeri ia dolën ta mposhin Genoan në udhëtim me rezultat minimal, 1:0, në ndeshjen e zhvilluar sonte në Genoa, në kuadër të xhiros së 27’të të Serie A. Në një ndeshje ku nuk munguan golat e anuluar, penalltia dhe çka jo tjetër, […]

Juventusi e ka vërtetuar se është ekipi më i mirë absolutisht në Itali. Bianconeri ia dolën ta mposhin Genoan në udhëtim me rezultat minimal, 1:0, në ndeshjen e zhvilluar sonte në Genoa, në kuadër të xhiros së 27’të të Serie A.

Në një ndeshje ku nuk munguan golat e anuluar, penalltia dhe çka jo tjetër, ekipi i Antonio Contes fitoi me plot meritë, duke e bërë hapin tjetër të madh drejt titullit të tretë rresht në kampionatin italian.

Sulmuesi Osvaldo i ka realizuar dy gola, të cilët iu anuluan edhe pse njëri prej tyre ishte i rregullt.

Juventusit nuk iu dha edhe një penallti, kur një lojtar i vendësve e preku topin me dorë.

Në anën tjetër, gjyqtari dha penallti për Genoan, të cilin e gjuajti Emanuele Calaio, por atë e priti portieri Gianluigi Buffon.

Dhe, në minutat e fundit, përkatësisht në atë të 89’të, Andrea Pirlo e gjuajti një ‘perlë’ në drejtim të portës kundërshtare nga gjuajtja e lirë, duke e shënuar golin e fitores. Juventusi është i pari me 75 pikë të grumbulluara.