Ky është i dashuri i ri i Amber Rose (Foto)
Zbulohet i dashuri i Amber Rose.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2015/03/amber_rose_complex_600.jpg)
ShowBiz
Duket se më në fund Amber Rose ka harruar ish-bashkëshortin e saj Wiz Khalifa.
Sipas disa burimeve, bukuroshja 31-vjeçare ka nisur të shoqërohet me lojtarin e futbollit amerikan Odell Beckham Jr.
Burime për “TMZ”-në kanë deklaruar se Odell kishte kohë që ngacmonte modelen, por pak muaj më parë ai rastësisht e takoi atë permes një miku të përbashkët.
Sipas kësaj faqeje, çifti i ri ka dalë në disa takime së bashku, përfshi këtu edhe një darkë romantike në restorantin “TAO” në Nju Jork, muajin e kaluar./topchannel