Ky është i burgosuri që u arratis sot- Ishte arrestuar muajin e kaluar bashkë me nënën dhe vëllain për fajde

Një i burgosur është arratisur mëngjesin e sotëm. Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës i akuzuari po trajtohen në kuadër të repartit të Hematologjisë në QKUK. Ai ishte dërguar për trajtim shëndetësorë në QKUK nga Qendra e Paraburgimit në Hajvali. Por siç mëson lajmi.net i arratisur nga ky rast është i dyshuari për fajde, Lorik Xhemshiti.…

Lajme

07/08/2024 11:01

Një i burgosur është arratisur mëngjesin e sotëm.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës i akuzuari po trajtohen në kuadër të repartit të Hematologjisë në QKUK.

Ai ishte dërguar për trajtim shëndetësorë në QKUK nga Qendra e Paraburgimit në Hajvali.

Por siç mëson lajmi.net i arratisur nga ky rast është i dyshuari për fajde, Lorik Xhemshiti.

Xhemshiti është arrestuar muajin e kaluar nën dyshimin për fajde, bashkë me nënën e tij dhe vëllain.

Policia e Kosovës mëngjesin e hershëm të 19 korrikut ka bastisur katër lokacione në Prishtinë, dy banesa, një shtëpi dhe një qebaptore.

Në këtë aksion në kuadër të veprës penale “Fajde”, Policia vuri nën pranga katër persona.

Miradije Xhemshiti, dy djemtë e saj Lorik dhe Valon Xhemshiti si dhe i dyshuari tjetër Mërgim Zeqiri.

Të lartcekurit dyshohet se kanë detyruar viktimën e fajdesë që të marrë para nga njëri tek tjetri.

Sipas hetimeve të para thuhet se viktima si fillim ishte njohur me të dyshuarin Valon Xhemshiti dhe tashmë të arratisurin Lorik Xhemshiti të cilët i kishte njohur si fqinj deh përmes prindit të tyre tani të ndjerë, derisa më vonë të lartcekurit viktimën e kishin njoftuar me Mërgim Zeqirin, tek i cili edhe e detyruan që të marrë para me fajde dhe t’ua paguaj kamatat.

Tutje sipas dosjes viktima në pamundësi të përmbushjes së pagesave të pandehurit e kishin dërguar tek nëna e tyre, e dyshuara Miradije Xhemshiti, nga e cila po ashtu kishte marrë para me fajde për t’ua paguar detyrimet tre të pandehurve të lartcekur.

“Te pandehurit, më parë e në vazhdimësi deri më datën 11.7.2024 pa ndërprerë edhe tani, në Prishtinë, në bashkëkryerje e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë  financiare të të dëmtuarit B. L., kontraktojnë një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër e cila rezulton me humbje financiare mbi 100,000.00€”- thuhej në dosjen e Prokurorisë, të cilën e kishin publikuar mediat.

Ndërsa sot Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se rreth orës 06:30 nga Reparti i Hematologjisë në ShSKUK ka ikur i burgosuri L.Xh, i cili ishte i akuzuar për veprën penale “Fajde”.

“Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia.SHKK ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe do t’ju mbajë të informuar”./Lajmi.net/