Ky është fundi

Mario Balotelli nuk është duke kaluar periudhën më të lumtur në karrierën e tij. Tre gola të realizuar në fillim të sezonit dhe dy penallti të humbura për një sulmues i cili deri vonë ishte i pagabueshëm nga 11 metra, nuk janë statistikë e pritur prej tij. Sikur nuk mjaftonte kjo, të dielën mbrëma shpërtheu…

Sport

24/11/2013 12:30

Mario Balotelli nuk është duke kaluar periudhën më të lumtur në karrierën e tij.

Tre gola të realizuar në fillim të sezonit dhe dy penallti të humbura për një sulmues i cili deri vonë ishte i pagabueshëm nga 11 metra, nuk janë statistikë e pritur prej tij.

Sikur nuk mjaftonte kjo, të dielën mbrëma shpërtheu kontestimi i tifozëve të cilët kërkuan angazhim më të madh nga skuadra pas barazimit 1:1 në San Siro me Genoan.

Kjo duket sikur nuk e bëri të flinte mirë Balotellin, i cili rreth orës 5 të mëngjesit – për herë të parë pas një kohe të gjatë – bëri një postim në rrjetin social Twitter.

Në gjuhën angleze ai shkroi: “Ky është fundi”. Për çka e ka fjalën? Nuk do t’i ekzekutoj më penalltitë? Fundi i aventurës së tij në Milan? Postimi i fundit që bëri? Këtë nuk e di askush, vetëm Balotelli.