Ky është fundi i Solarit, ja cilët janë emrat që mund  ta zëvendësojnë argjentinasin

Real Madrid do ta shkarkojë Santiago Solarin me të përfunduar ky sezon

Sport

07/03/2019 19:06

Real Madrid po e përfundon këtë sezon pa fituar trofe, andaj Santiago Solari do të largohet.

Skuadra spanjolle ka pesë trajner në listën e tyre për sezonin e ri, ndërsa listës po i prinë Jose Mourinho, përcjell lajmi.net

Në listën e Real Madridit janë edhe trajnerët si, Jurgen Klopp, Joachi Low, Mauricio Pochettino dhe Max Allegri.

Sipas medieve spanjolle, në listë mund të futet edhe Zinedine Zidane, që u largua nga madrilenët në verën e kaluar. /Lajmi.net/