Ky është favoriti për ‘Topin e Artë’ sipas koeficientëve nga kompanitë e  basteve

Sot janë mësuar emrat e 30 të nominuarëve për ‘Topin e Artë’ [Ballon d’Or].

Sport

21/10/2019 23:37

‘France Football’ ka publikuar të nominuarit për të gjitha çmimet individuale që do të ndahen gjatë muajit dhjetor, përcjell lajmi.net.

Sigurisht, vëmendja më e madhe është tek ‘Ballon d’Or’, ku favoritët kryesorë janë Lionel Messi, Virgil Van Dijk e Alisson Becker, por edhe Cristiano Ronaldo.

Kompania e basteve ‘Betfair’ ka dhënë koeficientët për të nominuarit, duke treguar kështu gjasat se kush mund të fitojë, sipas tyre.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell koeficientët e vendosur nga kjo kompani basti.

Virgil Van Dijk – 4/11

Leo Messi – 2/1

Cristiano Ronaldo – 25/1

Alisson Becker – 50/1

Mohamed Salah – 66/1

Bernardo Silva – 100/1

Raheem Sterling – 125/1

Sadio Mane – 125/1

Eden Hazard – 200/1

Kylian Mbappe – 200/1 /Lajmi.net/