Ky është deputeti i LDK-së që nuk i dha votën Avdullah Hotit

Kabineti i ri i Avdullah Hotit do të ketë 16 ministri dhe 4 zëvendëskryeministra.

Lajme

03/06/2020 13:34

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi ka abstenuar në votimin e sotëm të qeverisë që do të udhëhiqet nga Avdullah Hoti.

Në votim morën pjesë 86 deputetë, 61 deputetë votuan pro, 24 kundër dhe 1 abstenim nga deputeti nga Gjilani i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi.

Kabineti i ri i Avdullah Hotit do të ketë 16 ministri dhe 4 zëvendëskryeministra. /Lajmi.net/