Ky është dënimi që Gjykata e Tiranës ia dha Hermes Nikajt
Është dënuar "Zogu i Tiranës".
ShowBiz
Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Tiranës.
Sipas policisë, Nikaj, siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë. Kështu, Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 ditë burgim Hermesin, transmeton lapsi.
Ndërkohë, gjykata ka dhënë masën e sigurisë edhe për pronaren e qendrës së estetikës në rrugën “Myslym Shyri”, Anjeza Bena. Ajo u la në arrest shtëpie, ndërsa arrestimi i saj u bë pasi rezulton në përgjimet telefonike të kryera nga prokuroria, duke folur me “Zogun e Tiranës” për vajzat dhe klientët.
Ndërsa për biznesmenin A. Gjini dhe 3 vajzat që ushtronin prostitucion është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
https://www.instagram.com/p/Bz8jipSA0aB/