Ky është delegacioni i Kosovës që po negocion për hekurudhat në Berlin

Pas marrëveshjes për rikthimin e linjës ajrore midis Kosovës dhe Serbisë, sot në kryeqytetin gjerman do të negociohet për rikthimin e linjës hekurudhore midis të dyja vendeve pas më shumë se dy dekadave.

Lajme

27/01/2020 10:28

Sot në Berlin, pranë ambasadës amerikanë, do të diskutohet për detajet e marrëveshjes së linjës hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim, i cili është iniciuar nga ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, Kosova do të përfaqësohet nga Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore, shkruan lajmi.net.

Lexo edhe: 

Pas linjës ajrore, prioritet i presidentit Trump është trafiku hekurudhor Kosovë-Serbi

Këtë e ka bërë të ditur vet ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Në anën tjetër, delegacioni serb do të udhëhiqet nga drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Lexo edhe: 

Gjuriq, udhëheqës i delegacionit serb për marrëveshjen hekurudhore me Kosovën

Postimi i plotë i Lekajt pa ndërhyrje:

Në Berlin, pjesë e negociatave për marrëveshjen e mundshme për hekurudhat me Serbinë, me autorizim timin si Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit do të jenë Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore.

Ndonëse institucionet tona janë të gatshme në vazhdimësi për kontribut në stabilitet dhe fqinjësi të mirë, theksojmë se çfarëdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/