Ky është çmimi i biletave për ndeshjen e ardhshme të Kosovës

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka vendosur që çmimi i biletës për ndeshjen, Kosovë – Slloveni, që do të zhvillohet të shtunën, të jetë 3.00 euro.

Sport

09/09/2016 13:16

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me sponsorët e Kombëtares së Kosovës kanë vendosur që çmimi i biletës për ndeshjen, Kosovë – Slloveni, që do të zhvillohet të shtunën të jetë 3.00 euro.

Biletat do të dalin në shitje të shtunën para ndeshjes tek palestra sportive, ndërsa ata persona që tashmë e kanë blerë biletën me çmim prej 20.00 euro mund të vijnë në zyret e FBK-së dhe të marrin edhe nga një biletë falas.

FBK fton adhuruesit e basketbollit nga anembanë Kosova që të jenë në numër sa më të madh në palestër, për të përkrahur djelmoshat tanë në rrugëtimin e tyre në kualifikimet historike për Kampionatin Evropian.

Ballafaqimi në mes Kosovës dhe Sllovenisë do të zhvillohet të shtunën në palestrën “Minatori” të Mitrovicës me fillim nga ora 20:00.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4