Ky është boshnjaku që dje vrau policin serb, hakmarrje për babain e vrarë në luftë (Foto)

13:09 | 28 Prill 2015

Nerdin Ibriq të hënën në mbrëmje vrau një polic në Zvornik të Republikës Serbe në Bosnje, dhe plagosi dy të tjerë.

Djali i lindur në një vendbanim afër Zvornikut, ishte vetëm një vjeç, kur më 1 qershor 1992, pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës së Serbe bashkë me paramilitarë nga Serbia, i kidnapuan dhe i vranë të atin.

Siç shkruan gazeta sarajevase “Daily Avaz”, në vitin 92’ anëtarë të policisë në Zvornik dhe forca paramilitare nga Serbia, bashkë me babain e tij, kishin vrarë edhe 750 boshnjakë të tjerë, transmeton lajmi.net.

Nerdini të hënën ishte paraqitur me një veturë para stacionit policor në Zvornik, dhe duke bërtitur Allahu Ekber, qëlloi për vdekje policin te dera e hyrjes.

aa

Më pas, i armatosur me pushkë dhe pistoletë, ai u fut brenda në stacion dhe plagosi edhe dy policë të tjerë, para se të qëllohej për vdekje nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit me ta.

Nerdin Ibriq dhe tij nëna ishin në mesin myslimanëve të parë që ishin kthyer në vendlindje, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995, pjesë e territorit të Bosnje e Hecergovinës që tani i takonte territorit të Republikës Serbe. (lajmi.net)