Ky është borxhi i kompanive të sigurimit ndaj Kryqit të Kuq (VIDEO)
Kompanitë e sigurimeve po refuzojnë ta përmbushin një obligim ligjor. Ato nuk po e ndajnë nga një përqind të fitimit për Kryqin e Kuq, ashtu siç është përcaktuar me ligj.

Lajme
Zyrtar të Kryqit të Kuq kanë bërë edhe padi ndaj kompanive të sigurimeve që nuk e kanë paguar as një cent, nga ana tjetër zyrtar të sigurimeve thonë se ligji nuk është i kompletuar dhe se kanë bërë kërkesë në Gjykatën Kushtetues për rishqyrtimin e tij, raporton Tribuna Channel.
Për sigurim e veturës në Kosovë paguhet mesatarisht 100 euro e brenda vitit në vendin tonë regjistrohen rreth 300 mijë vetura.
Kompanitë e sigurimeve janë të obliguara të ndajnë 1 % për secilin fitim nga sigurimi i këtyre veturave. Por, nga mospagesa e këtij 1 përqindëshi, për pesë vjet është grumbulluar një borxh prej 2 milion euro.
